25-11-2024

Prizren: I riu shkel urdhrin e Gjykatës, e rrah bashkëshorten – arrestohet nga Policia

Në një familje në Prizren, një 26-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj.

Bazuar në dëshminë e saj, ajo është pajisur me urdhër të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, por as kjo nuk e ka ndalur të dyshuarin që ta sulmojë fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, 27-vjeçari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, shkruan Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Mospërfillje e Gjykatës’.

Ndryshe, kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Asnjë koment

Comments are closed.