Prizren: Kacafytje në degën e VV-së, aktivisti akuzon se u kap për fyti

Dega e Vetëvendosjes në Prizren siç duket po përballet me probleme.

Një nga aktivistët e VV-së në këtë qytet Albion Kryeziu përmes një postimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij për problemet që po ndodhin në pikën në Ortakoll.

Ai ka treguar se është penguar nga ish sekretari i qendrës, Karanfil Haxhillari dhe siç thotë për më tepër është sulmuar fizikisht dhe kapur për fyti.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Si Aktivist që kam kontribuar në Levizjen VETËVENDOSJE, për më shumë se pesë vjet, besoj që e gëzoj të drejtën e plotë ti shpreh pakënaqësitë e mija në lidhje me këtë strukturë. Pikërisht për këtë arsyje sonte doja të ta shrytëzoj këtë të në mbledhjen e ristrukturimit së pikës se Ortakoll.

Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!

Lexo edhe:

Çka po fsheh PDK dhe Kryetari Totaj në Prizren?

Përmes këti postimi kërkoj nga komisjoni displinor i Lëvizjes që të merret me rastin e të mos lejoj gjërat të tilla këtyre individëve që sjelljen si bandita dhe jan arsyjet e humpjes së Prizrenit në zgjedhje.

 

/GazetaSinjali/