24-10-2024

Përfundon ndeshja Greqia – Kosova, ky është rezultati

Përballja mes Greqisë dhe Kosovës e zhvilluar në “Panthessaliko Stadium” është mbyllur me fitoren e kombëtares vendase 2-0 e cila arriti të siguronte kështu një tjetër triumf të rëndësishëm në Nations League.

Sfida mes Kosovës dhe Greqisë luhej për vendin e parë të grupit të 2-të në Ligën C. Një takim ku dardanët kërkuan hakmarrjen ndaj grekëve, por me pjesën e parë që do të mbyllej pa shumë histori, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës

.

45-minutëshi i dytë do të shikonte dardanët dhe grekët më kërkues të golit, por vazhdoi të ishte në “paqe” deri në minutën e 71-të kur Giakoumakis do të gjente edhe golin e epërsisë për Grekët, duke bërë që dardanët të dorëzoheshin.

Vendasit do të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 90+9 të shtesës me Mantalos, duke bëtë që kjo përballje të mbyllej me shifrat 2-0.

https://twitter.com/AidanCeitic/status/1536080472815583232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1536080472815583232%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-greqia-fiton-duelin-e-kreut-kosova-dorezohet-ne-panthessaliko-stadium%2F

Asnjë koment

Comments are closed.