Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë listën e përfituesve të Komunës në kulturë, rini e sport
Anëtarë të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit kanë reaguar ndaj listës preliminare të përfituesve për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit të Komunës së Prizrenit, duke shfaqur dyshime se tek veprimtaria e mirëfilltë e disa përfituesve anonim, dhe siç është thënë favorizimi i dostave, në dëm të artistëve dhe sportistëve të mirëfilltë.
Kuvendarët, në seancën e fundit të KK-së janë shprehur se nëse nuk do të ketë anulim, atëherë kjo çështje do të jetë objekt i Prokurorisë, ndërkohë që është kërkuar edhe një Komision gjithëpërfshirës për verifikimin e realizimit të projekteve të mëparshme të subjekteve përfitues nga projekte të ngjashme të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
18 mësimdhënës në Prizren rezultuan me Covid, derisa 210 mantelbardhë kanë kaluar infeksionin
Agensa Sinanaj (AA) ka deklaruar se ndonëse mundohet t’i përcjell aktivitetet kulturore, të rinisë dhe ato të sportit, mund të shprehet se disa OJQ e individë, që janë shpallur përfituese janë aktivizuar, apo edhe formuar vetëm kur janë sinjalizuar për ndarjen e fondeve të komunës, meqenëse për ekzistimin e shumicës së tyre ka dëgjuar vetëm kur u ndanë mjetet nga komuna.
“Konsideroj se nga subvencionet më tepër do të përfitojnë politikisht pushtetarët, duke ua propaganduar atyre mundësimin e përfitimit në këtë formë. Pos mungesës së transparencës gjatë kësaj ndarje, madje ka edhe favorizime provokuese të dostave, në dëm të artistëve dhe sportistëve të mirëfilltë.
Më këtë rast ajo ka pyetur nëse kjo qeverisje ka bërë ndonjëherë monitorimin e zhvillimit të aktiviteteve të mëparshme dhe shpenzimin e parave nga organizmat përfitues gjatë viteve të kaluara.
Në këtë kontekst, kuvendarja Sinanaj, tha se propozon që Kuvendi ta formojë një Komision gjithëpërfshirës për Mbikëqyrjen e realizimit të projekteve të parapara nga organizatat e individët përfitues dhe hartimin e një raporti për të parë.
Të njëjtin qëndrim, pothuajse kanë shprehur edhe dy këshilltarë tjerë.
Derisa Haziz Hodaj nga LDK ka thënë se nëse nuk ndryshon çështja e subvencioneve, ajo do të jetë objekt i Prokurorisë, Ilir Baldedaj (AAK) ka kërkuar mosljemimin e ekzekutimit në këtë formë të këtij projekti, duke e vlerësuar atë, si “prostitucion sportiv”.
Kuvendari i Nisma-s, Shukri Quni, por edhe disa të tjera ndërkaq kanë kërkuar që kuvendarëve t’u paraqitet një listë me shumën e mjeteve financiare të përfituesve.
Në anën tjetër, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Emilia Redzepi, ka shprehur kundërshtimet e saj ndaj deklarimeve të kuvendarëve, duke mbrojtur procesin./GazetaePrizrenit.net