18-05-2024

Prizren: Mulliri i Tabakhanes, një monument i trashëgimisë kulturore

Mulliri në Tabakhane është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër.

Mulliri gjendet në kompleksin e “Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes, percjell Gazeta e Prizrenit.

Lagjja e “Tabakhanes” ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Pas vërshimeve të nëntorit 1979, Tabakhania pothuajse tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike, kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri dhe depoja e lëkurës.

Mulliri i Tabakhanes.jpg

Mulliri i Tabakhanes është ndërtuar në shek. XVIII. Ka planimetri drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm treujor. Hapësira e saj është e ndarë në dy pjesë, ku gjendet dhoma e mullinjxhinjve, dhe hapësira tjetër ku gjenden hyrja, dy gurë për bluarje të drithit, vendi për drithëra të pa bluara, vendi për drithëra të bluara dhe kanali i ujit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot mulliri ka pësuar rinovime të shumta.

Gjatë vërshimeve të vitit 1979 është rrënuar një pjesë a madhe e strukturës së mureve. Tani nga gjendja origjinale kanë mbetur një pjesë e strukturës së mureve nga guri dhe qerpiçi në pjesën perëndimore dhe jugore. Mulliri i Tabakhanes është i vetmi mulli aktiv në Prizren, dhe paraqet një dëshmi materiale të mënyrës së përpunimit të miellit në të kaluarën. /Marrë nga Wikipedia/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.