10-11-2024

Prizren: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e shkollave profesionale

Drejtuesit e drejtorisë së arsimit në Prizren, të mërkurën kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me zyrtarë të qeverisë së Luksemburgut në ngritjen e platformës on-llajn për Këshillim dhe Orientim në Karrierë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë nga përgjegjësi teknik i projektit LUX Development, Daniele Kristian Passalakua, dhe drejtori komunal i arsimit, Skender Susuri.

Ky i fundit e vlerësoi lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje për fuzqizimin e shkollave profesionale dhe aftësimin e kuadrove , u shpreh ai. Ndërkaq, përgjegjësi teknik i këtij projekti, Daniele Kristian Passalakua, tha se platforma busulla.com synon informimin e mirë për nxënësit para se ata të vendosin lidhur me karrierën dhe shkollimin e tyre, si pikë orinetuese në tregun e punës.

” Përmes veglave t kësaj platforme nxënësit do të mund t’i zbulojnë preferencat ,interesat,aftësitë dhe vlerat e tyre,pra ta njohim vetvetën më mirë.Në këtë mënyrë nxënësit do të jenë më të motivuar për të mësuar dhe përvetësuar shkathtësitë dhe kompetencat e profesionit të tyre të preferuar.Platforma do të përfshijë edhe informatat lidhur me profesionet kyçe,si dhe materialet audio-vizuale.Po ashtu do të bëhet edhe aftësimi i mësimdhënësve për ligjërimin e këtij moduli nëpër shkolla si dhe nderlidhja e shkollova me tregun e punës.Përfitues të këtij projekti do të jenë edhe bizneset duke punësuar kuadro që janë më të përgatituraa dhe të motivuara për punë”, theksoi ai.

Projekti LUX Development që disa vite është duke i mbështetur reformat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, me ç’rast ka investuar edhe në ndërtimin e Qendrës së Kompetencës në Prizren, e cila konsiderohet si një ndër shkollat më të suksesshme profesionale në vendin tonë./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.