19-04-2024

Fëmijët e AKV “Lidhja e Prizrenit ” kthehen me çmim special nga Turqia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve  “Lidhja e Prizrenit ” nga Prizreni është kthyer me çmim special nga Festivali ndërkombëtarë i fëmijëve, që u mbajt në Sariyer të Turqisë.

Në festivalin e mbajtur nga data 17 deri 24 prill, për nder të “23 prillit – Bajrami të fëmijëve”, ansambli prizrenas mori edhe plaketa, mirënjohje e medalje .

Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 19 shteteve të ndryshme, derisa 12 grupe ishin nga qytetet e ndryshme të Turqisë.

Fëmijët e AKV-së “Lidhja e Prizrenit”, në natën finale u dekoruan me çmimin special, medalje dhe certifikata për pjesëmarrje. Korografi, Gazmend Dervishi ka thënë se kanë vizituar edhe shumë monumente të rëndësishme, si Shtëpinë e  Ataturkut,  vende të ndryshme muze, si dhe udhëtimin me anije nëpër det duke parë bukuritë e rralla  si dhe urën e Bosforit.

AKV-së “Lidhja e Prizrenit” tashmë ka krijuar një traditë duke marrë pjesë nëpër festivale ndërkombëtare, me ç’rast është kthyer me medalje e mirënjohje të shumta.

Asnjë koment

Comments are closed.