03-10-2024

Rahovec: Latifi i pakënaqur me inspektorët e mjedisit

Në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka mbajt debat me kryetarët e lagjeve në qytetin e Rahovecit dhe kryetarët e fshatrave,  ndërsa është diskutuar lidhur me mbeturinat dhe organizimi i një aksioni vullnetar për mbledhjen e tyre.

Latifi fillimisht tha se ne e kemi formuar një komision i cili ka pasur për detyrë ta evidentojë-skanoi gjendjen në mënyrë që të dihet saktësisht se çfarë situate është sa i përket mbeturinave inerte dhe atyre të amvisërisë, nëse janë ato deponi legale apo janë ilegale.

“Kryetari ka njoftuar se me 2 maj, do të organizohet një aksion për pastrimin e deponive. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve, bizneset, me operatorët që kanë  marrëdhënie kontraktuale me Komunën, shkollat fillore dhe të mesme, vullnetar, aktivist të shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e komunës.

Aksioni ka për qëllim një mjedis të pastër dhe sa më të gjelbëruar.

Zyrtarja e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bjondina Ramaj, ka njoftuar për vizitën e bërë në fshatra dhe siç tha ajo përfaqësuesit e tyre janë të njoftuar për pikat ilegale nëpër fshatrat e tyre.

Kryetarët e lagjeve dhe fshatrave,  të cilët ishin prezent u shprehen të gatshëm që t’i përgjigjen aksionit vullnetar për pastrimin e deponive ilegale, duke thënë se një aksion i tillë është i nevojshëm për që duhet të punojmë më shumë se çka do të bëhet pas pastrimit të këtyre deponive ilegale.

Në njoftimin e komunës, thuhet se pyetjeve nëse ka pasur ndëshkime ndaj atyre që kanë hedhur mbeturina, Latifi i është përgjigjur se ka pasur gjoba, por që nuk është i kënaqur me punën e inspektorëve, por që do të shikojnë mundësinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Asnjë koment

Comments are closed.