17-06-2024

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër 19 personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë
Themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale
“Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 16 aktakuza kundër
19 personave, për këto vepra penale:


Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose e tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Asnjë koment

Comments are closed.