Prizren: Objekti i Komunës ndriçohet me ngjyrë rozë
Objekti ku ndodhet adaministrata e Komunës së Prizrenit është veshur me ngjyrën “Rozë”.
Sipas njoftimit, kjo do të zgjasë gjatë tërë muajit tetor – Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
“Komuna solidarizohet me të gjitha gratë që sfidohen nga kjo sëmundje dhe do të jetë në shërbim të tyre. Shëndeti është parësor, prandaj së bashku punojmë në ruajtjen e tij. Së bashku për jetën!”, thuhet në njoftim të kumunës.