26-04-2024

Prizren: Odat rajonale dhe ajo e Koblenzit të Gjermanisë organizojnë tryezë rreth Ligjit për artizanate

Në organizim nga “Oda e Prizrenit” dhe ajo e Koblenzit të Gjermanisë si dhe të odave rajonale, sot në Prizren është mbajtur një takim për Ligjin e artizanateve në sferën e zejeve të vjetra, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në krye të delegacionit të Odës Zejtare të Koblenzit ishte Ralf Hellrich, drejtor i përgjithshëm, si dhe përfaqësuese nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, pastaj ata nga Dhoma Zejtare e Malit të Zi, Shoqatës së Përpunuesve të drurit, Oda e Hotelerisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqatave të Pejës,Gjakovës, Rahovecit.

Pjesë e takimit ishin edhe shumë zejtarë, të cilët nga afër patën mundësinë të bisedojnë rreth ligjeve të zejtarisë dhe një Ode që mbështet zejtarinë dhe funksionimin e saj në Kosovë.

Sipas Afrim Tejecit, kryetar nga “Oda e Prizrenit” qëllimi i kësaj tryeze është që Oda Zejtare Koblenzit dhe Oda Ndërmarrësve Zejtare të kenë një partneritet të përbashkët shumëvjeçar, me fokus në fushat për përfaqësim më të mirë të interesave të zejtarisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Sipas tij, e tëra me qëllim të bashkëpunimit mes këtyre shoqatave e asociacioneve të zejtarisë duke synuar përmasimin e gjendjes së zejtarëve dhe fuqizimit të rolit në procese vendimmarrëse me ç’rast është dakorduar për iniciativën e themelimit të Odës Zejtare në nivel Kosovës.

Meqenëse  tashmë shumë shtete kanë Oda Zejtare Nacionale, falë përkrahjes se Odës Zejtare të Koblencit janë krijuar Oda zejtare në Moldovi, Rumani, Slloveni Kroaci,  pastaj Mal të Zi, Maqedoni Veriore Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Shqipëri, ndërsa  pritet edhe në vendin tonë një Ode Zejtare Kosovare.

Në tryezë u theksua se Oda Zejtare do të ishte një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e jetës ekonomike politike dhe sociale të vendit, derisa Oda e Zejtarëve të Kosovës do të ketë mision që Zejtaria ta fitoj vendin e merituar në shoqëri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Oda Zejtare të Kosovës do të jetë një zë i fuqishëm bizneseve të vogla mesme zejtare…”. u tha ndër të tjera. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.