25-04-2024

U propozua përjashtimi i saj, Balje deputetëve të LVV-së: Unë e di ku e keni dhimbjen

Është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karagjiq, nga Komisioni Hetimor për Energji.

Balje e lëshoi pastaj mbledhjen.

“Unë e di ku e keni dhimbjen, pasi nuk mund ta kontrolloni Komisionin. Ju nuk jeni të sigurt si do të votohet nesër, pasnesër. Pranojeni që nuk i keni pesë vota”, deklaroi Balje.

Lidhja Demokratike e Kosovës e bojkoton komisionin deri të fillojnë intervistimet, pse konsideron se shumica nuk është serioze.

Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e VV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “Cik-Cak”, jo kronologjikisht./IO

Asnjë koment

Comments are closed.