29-04-2024

Prizren: Policia ia gjen 20-vjeçarit në veturë 26 shufra, 30 boksa metali, thika e maska

Policia e Kosovës i ka gjetur mbrëmë pas mesnate një të riu armë të ndryshme në bagazhin e veturës derisa po lëvizte në magjistralen Prizren – Vërmicë.

Njësia policore ndaloi A.S., 20-vjeçar për verifikim, ku pas kontrollit për gjësende të kundërligjshme i ka gjetur 7 elektroshokë, 26 shufra me mbishkrimin “Police”, mbi 30 boksa metali, disa maska e thika.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa armët e gjetura te i dyshuari janë sekuestruar nga Policia.

Lexo edhe:

Në Prizren, zona e ish-fabrikave u shndërrua në markete apo ndërtesa banesore

Asnjë koment

Comments are closed.