18-05-2024

Prizren: Policia jep disa detaje rreth aksidentit fatal ku vdiq një biçiklist pas goditjes nga kamioni

Policia në Prizren ka dhënë disa detaje rreth aksidentit fatal të trafikut, që ndodhi dje pasdite në lagjen “Kurilla” të Prizrenit, ku humbi jetën një person i moshës 63 vjeçare, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Raporti nga PK:

 Prizren 26.10.2022-16:05. I dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.