23-11-2024

Prizren: Regjistrohet dita pa asnjë lindje në spital

Në spitalin e Prizrenit është regjistruar dita, e cila ka kaluar pas asnjë rast të lindjes, e që referuar raporteve nuk ka ndodhur së paku prej një viti, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo tregon për rënien e natalitetit nga viti në vit.

Në raportin për lindjet, që mban datën 18 janar 2020, thuhet se në maternitetin e Prizrenit nuk ka pasur asnjë rast të lindjes.

Prizreni është qendra e dytë më e madhe në vend, pas Prishtinës.

Krahasuar me vitin paraprak,  edhe gjatë vitit 2019  ka vazhduar trendi  i uljes së numrit të lindjeve për të cilin kanw ngritur shqetësim edhe drejtuesit e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” .

Sipas drejtorit, Dr. Afrim Avdajt, vjet kanë ndodhur 262 lindje më pak se në vitin 2018, kur janë regjistruar 3.380 sosh.

Në anën tjetër, zyrtarët arsimorë të Prizrenit kanë thënë për “Gazeta e Prizrenit” se në harkun kohor brenda tre vitesh, për shkak të rënies së numrit të nxënësve, në këtë komunë, pothuajse është shuar nga një shkollë fillore. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.