25-04-2024

Prizren: Riparimi “legjendar” i rrugës “Faredin Hoti” nga qeverisja e Haskukës (Foto)

Banorët e rrugës “Faredin Hoti”, që ndodhet në lagjen “11 Marsi” në Prizren, thonë se u është dashur të ecin nëpër pluhur, gropa e baltë për afro dy vitesh, qysh kur nisi riparimi i rrugës.

Sipas tyre edhe pse punimet kanë përfunduar muaj më parë dhe ka nisur përgatitja e trasesë në gjatë prej rreth 1.100 metrash, punimet po zhvillohen shumë ngadalë, ndërsa kjo po u shkakton vështirësi gjatë lëvizjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Eljesaj Kelmendi dhe  Shpëtim Berisha, thanë se në këtë rrugë disa herë janë kryer punime në rrjetin e ujësjellësit e kanalizimit, duke hapur e mbyllur atë, ndërsa banorëve dhe kalimtarëve u është dashur  t’i përballojnë vështirësitë, sidomos gjatë dimrit, pasi mungonte edhe ndriçimi.

Referuar një njoftimi të mëparshëm të zyrtarëve komunal, dhënë portalit “Gazeta e Prizrenit”  ky projekt me kontratë dyvjeçare tashmë ka përfunduar në tërësi,  dhe se në këtë vit është planifikuar të përfundojë tërësisht infrastruktura e saj, përfshirë shtrimin e rrugës me asfalt në dy shtresa, ndërtimin e trotuareve dhe instalimin e ndriçimit publik.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Banori Asllan Shehu ka komentuar se përkundër që kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka  ishte kohë më parë për të shikuar ecurinë,  traseja është ende larg finalizimit, që do të thotë se gati po kryhet mandati i kësaj qeverisje, derisa punimet të përfundojnë.

Ndërkaq, njëri nga banorët, që preferoi të identifikohet vetëm me A. M.,  tha se riparimi i kësaj rruge ka zgjatur më shumë se ndërtimi i Urës së Fshejt,  përkundër mjeteve moderne nga ajo kohë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Portali “Gazeta e Prizrenit” edhe më parë ka shkruar për gjendjen në këtë rrugë.

Prizren: Pas punimeve, rruga “Faredin Hoti” mbetet në gjendje të mjerueshme

Do theksuar se pos tjerash, Komuna e Prizrenit ka dalë keq apo nën mesatare edhe sa i përket Infrastrukturës rrugore, në raportin e performancës së Komunave të Kosovës për vitin 2019 nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

 

Asnjë koment

Comments are closed.