25-04-2024

Prizren: Rishfaqen rastet me të infektuar, sot një rast i ri me Covid-19

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve nga komuna e Prizrenit.

Ky rast, ndërpreu trendin pozitiv në Prizren, kur prej katër ditësh nuk pati asnjë rast të ri, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Rastet e sotme pozitive janë raste kontakti, ndërsa rasti nga Prizreni është me vendbanim në fshatin Tupec.

Rastet tjera janë nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Po ashtu, 3 persona janë shëruar.

Deri më tani janë 1147 raste të konfirmuara në total. Ndërkohë 874 persona janë shëruar.

‘’Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.