Prizren: Rrëmbejnë një person, arrestohen dy të dyshuar

Pas mesnatës, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur rrëmbimi i një personi.

 

Në njoftimin e policisë rajonale thuhet, posa është pranuar informacioni, njësitet policore kanë vepruar dhe  kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar.

 

Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

 

Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor, ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.