Prizren: Cilët janë kandidatët e përzgjedhur për drejtorë shkollash?

)Drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë publike emrat e kandidatëve për drejtorë të shkollave, me të cilët mund të vazhdohet me intervistimi me gojë, meqë sic është thënë i plotësojnë të gjitha kushtet e konkursit, raporton Gazeta e Prizrenit.net

 

Në njoftimin zyrtar, thuhet se publikimi është bërë për hirë të transparencës dhe korrektësisë

 

“Kjo listë është preliminare dhe kandidatët të cilët pretendojnë se gjatë paraselektimit janë mënjanuar nga procesi i mëtejmë i konkursit përkatësisht intervistimi me gojë, kanë të drejtë të kundërshtimit, në afatin brenda tre (3) ditëve, nga dita e publikimit të këtij njoftimi, në DKA përkatësisht në Komisionin përzgjedhës”, thuhet në njoftim.

 

Konkursi për drejtorë të 16 shkollave fillore, drejtorë të 3 shkollave të mesme dhe zëvendësdrejtorë të 2 shkollave fillore, ka qenë i hapur deri më 8 maj. Në 3 shkolla konkursi do të përsëritet për shkak të mungesës të numrit të duhur të kandidatëve konkurrues.

 

Një konkurs tjetër për 16 pozita të drejtorëve, ndërkaq është i hapur deri me 1 qershor.

Lista-e-kandidatve-qe-i-plotesojne-kushtet-e-konkursit-nr.-01-111-58856 (1)Lista-e-kandidateve-qe-i-plotesojne-kushtet-e-konkursit-nr.-01-111-58856 (1)