Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 20 të porsalindur, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi nga 14 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë djem.
Marrë parasysh numrin në rënie të lindjeve, këto megjithatë mund të konsiderohet si shifra të mira. Kohët e fundit zakonisht numri mesatar i lindjeve është shtatë-tetë.
Karakteristikë e këtyre ditëve është se gati gjysma e numrit të lindjeve apo nëntë sosh janë “cezariane” (me operim), që konsiderohet si numër i lartë, apo mbi një të tretën sa zakonisht janë rastet e tilla./GazetaePrizrenit.net/