07-05-2024

Prizren: Tre persona sulmojnë 3 policë në një lokal

Tre zyrtarë policorë janë sulmuar sot në një kafiteri në Prizren, pasi të njëjtit po ndiqnin një person i cili dyshohej se po përdorte lëndë narkotike.

I dyshuari gjatë ikjes ishte futur në një kafiteri, dhe ai së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën dhe sulmuan zyrtarët policorë.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.

Të dyshuarit e ndaluar sipas Policisë janë: K.K (32 vjeçar), K.K (29 vjeçar) dhe A.SH (31 vjeçar).

Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt./sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.