Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, zjarri ka përfshirë bodrumin e objektit ku kishte qenë një e moshuar, e cila ka vdekur si pasojë e djegieve që ka marrë,
Raporti i policisë:
“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren 31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.
Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta e Prizrenit