27-04-2024

Prizren: Vjedhje në një lokal

Në një lokal në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren ka ndodhur një vjedhje.

Gazeta ka siguruar deklaratën e pronarit të lokalit, i cili u ka thënë hetuesve policorë që mbrëmë rreth orës 00:10, disa persona, të cilët nuk i njeh, kanë hapur me forcë derën e lokalit të tij, ku kanë vjedhur pike alkoolike.

Sipas tij, vlera e mallit të vjedhur është rreth 60 euro.

Si i dyshuar për këtë rast, Sinjali mëson se është arrestuar një shtetas libanez, i cili kur u has nga policia ishte në gjendje të dehur.

Po ashtu, në çantën e tij, policia ka gjetur disa pije alkoolike, të cilat dyshohet se janë vjedhur në këtë lokal.

I dyshuari është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Asnjë koment

Comments are closed.