02-05-2024

Prizrenasi kapet mat me marihuanë e ‘rizlla’ në xhep, përfundon në Polici

Në rrugën ‘Janina’ në Prizren, pasi një njësi policore që po patrullonte në atë zonë mbrëmë ka ndalur për kontroll një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor, 38-vjeçarit i janë gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe mjetet që nevojiten për përdorimin e saj, si mulli dhe letra për mbështjelljen e cigareve me marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Asnjë koment

Comments are closed.