23-11-2024

Prizren: Foto e vitit Liria – Ballkani

Më 13 gusht të këtij viti, Liria në stadiumin ”Përparim Thaçi” në Prizren, pas katër vjetësh luajti ndeshjen e parë në Superligë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në takimin stratues të shumëpritur kundër FC Ballkanit, në derbin lokal, ishte një atmosferë e pa përshkruar, ndërsa thuhet se janë shitur mbi 7 mijë bileta.

Aktualisht, në fund të sezonit vjeshtor, derisa Ballkani është kampion, Liria radhitet e fundit në tabelë dhe me pak gjasa për mbetje në rangun kryesor të futbollit kosovar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Është e dhimbshme dhe e patolerueshme, që adhuruesit dhe tifozët besnikë të Lirisë, të cilët u gëzuan pa masë, duke krijuar atmosferë madhështore, pas katër muajsh të zhgënjen deri në këtë pikë. Liria që ka një emër e traditë, madje duke garuar edhe me skuadrat e famshme të ish-Jugosllavisë 22 milionëshe, tash pothuajse me një këmbë është në rangun e dytë të futbollit kosovar.

Në asnjë formë, Prizreni nuk e meriton këtë!/ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.