08-05-2024

Prizreni ka humbur 3 milionë euro për shkak të zyrave politike

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi në debatin e organizuar nga BIRN rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit në Komunën e Prizrenit, ka thënë se kjo komunë ka humbur afër 3 milionë euro për shkak të një vendimi të asamblesë që ju lejojnë partive politike me marrë zyre me qira për vetëm 1 euro në muaj.

Abrashi ka thëne se kanë tentuar ta anulojnë këtë vendim në asamble po ka qene e pamundur. Madje sipas Abrashit partitë nuk i kanë paguar as obligimet nga 1 euro që i kanë.

“Ne 2005 asambleja e komunës kishte vendosur që partive tu japë në shfrytëzim nga një zyre me qira mujore. Vendimi është tentu me u anuluar po s’ka pas vota për shkak se asamblistët kanë votuar kundër”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.