22-11-2024

Prizreni me performacë të mirë në Mbrojte të mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe fatkeqësive natyrore

Ndër komunat e vendit, Prizreni ka arritur që vetëm në një fushë, atë të Mbrojtes së mjedisit të renditet i pari, derisa në bazë të performancës së treguar, në 5 vendet e para të komunave është ranguar edhe për menaxhimin e mbeturinave dhe në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore, shkruan sot Gazeta e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit është ranguar në mesin e komunave nën mesatare sa i përket performancës së përgjithshme komunale . Matja e komunave është bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) duke marrë parasysh nivelin e të arriturave sipas treguesve ( ofrimin e shërbimeve), ndërsa sa i përket performancës së përgjithshme komunale, Prizreni është ranguar në vendin e 23-të, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të dhënat e MPL-së, rreth performancës së Komunave për vitin 2019, prezantojnë rezultatet e komunave nëpërmjet  19 fushave, që janë nën përgjegjësi të tyre.

Në matje paraqiten të dhëna që nga cilësia e administratës, infrastruktura, arsimi parauniversitar, pastaj shëndetësia primare, transparenca  e deri tek përfaqësimi gjinor.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Fushat ku komuna e Prizrenit ka treguar perfomacë të mirë janë ajo e mjedisit, ku zë vedin e parë, pasi ka arritur 97.8 % të kritereve, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në bazë të performancës së treguar, në top 5 vendet e para të komunave, Prizreni  është ranguar edhe për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave, ku është vlerësuar me 92.97%.

Në mesin e 5 komunave të para, Prizreni qëndron edhe në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Kjo fushë matë planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e sistemit të organizuar të komunës për t’u përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera.

Prizreni qëndron në pjesën e sipërme të tabelës edhe për shqyrtimin e kërkesave, shërbimet sociale dhe familjare.

Sa i përket shërbimeve administrative, Prizreni rangohet lartë me 85.26%, që përfshin efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave. Prizreni ndodhet në mesin e 10 Komunave më të mira sa i përket performacës për shërbime sociale dhe familjare, me 71.63%.

Raporti i Ministrisë së Pushtetit Lokal tregon për 36 komuna të Kosovës ku edhe janë bërë matjet në 19 fusha të ndryshme. Vlerësim i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna. Kërkesës për raportim nuk i janë përgjigjur Komuna e Mamushës dhe Dragashit, të cilat nuk kanë dorëzuar formularët e raportimit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Derisa 22 komuna kanë arritur performancë mbi mesataren e përgjithshme, që sipas treguesve është 61.16 %, Prizreni është nën mesataren.

Pos mungesës së performancës në fushën e përgjegjshmërisë, asaj për Kulturë, Rini e Sport ku është radhitur ndër komunat e fundit në Kosovë,  pastaj mungesës së transparencës, Prizreni nuk ka dalë mirë edhe sa i përket arsimit parauniversitar, asaj në shëndetësinë primare, infrastrukturën rrugore, etj. /GazetaePrizrenit. net/

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.