Kosova të dielën mbush 11 vjet shtet.
Në kontekstin e shënimit të këtij përvjetori edhe Prizreni ka nisur përgatitjet me stolisje me flamuj.
Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prizrenit do të organizojë aktivitete të ndryshme festive.
Në orën 13:00 do të ketë aktivitetet në Bibliotekën e Qytetit, ndërsa në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës mbahet koncerti i Pavarësisë me SHKA-të e Komunës së Prizrenit.
Ndërkaq, të dielën janë paraparë këto aktivitete:
09:30 Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe “Monumenti i Lirisë”
11:00 Defileu me fëmijë ( në sheshin “Shatërvan”)
12:00-17:00 Ekspozita e Pavarësisë (në sheshin “Shatërvan”)
18:00 Ora Letrare e Pavarësisë (në SHKA “Agimi”- Prizren)
20:00 Shfaqja teatrale “Iku Autobusi” (në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”). /GazetaePrizrenit.net/