24-11-2024

Protestuesit e irrituar nga disa fshatra të Prizrenit i japin një ditë afat KEDS-it

Shkaku i mungesës së energjisë elektrike banorët e fshatrave Vlashnje, Kobajë, Murademë, Grazhdanik dhe Nashec, sot protestuan para zyrave të KEDS-it në Prizren.

Për plotësimin e dy kërkesave protestuesit i kanë dhënë afat një ditë KEDS-it.raporton Gazeta e Prizrenit.

“Sot, gjatë protestës së banorëve të fshatrave: Vlashnje, Kobaj, Murademë, Grazhdanik,Nashec në objektin e KEDS, para menaxhmentit të njësisë së kësaj kompanie në Prizren kemi parashtruar dy kërkesat tona që duhet të përmbushen deri ditën e nesërme:

  1. Intervenimi me urgjencë në shtyllat ekzistuese të tensionit të lartë prej daljes në Poslisht deri në Grazhdanik (ndërrimi i shtyllave dhe ngritja e shtyllave të rrëzuara si dhe rritjen e kapacitetit të trafove), që të tejkalohet kriza momentale gjatë stinës së ftohtë të dimrit.
  2. Investimi në rrjetin e ri të tensionit të lartë, ndërrimin komplet të rrjetit prej Poslishtit deri në Grazhdanik dhe jo vetëm në një fshat si dhe sanimi emergjent i shtyllave dhe defekteve nëpër fshatrat Vlashnje, Kobajë, Grazhdanik, Murademë dhe pjesa e bizneseve në magjistralen Prizren-Zhur.
    Të nderuar banorë të fshatrave që kemi probleme të mëdha me këtë çështje, ju bëjmë me dije se nuk do te ndalemi me kaq, dhe se me datën 27.12.2023 do të vazhdojmë protestën në ora 9:30 në të njëjtin vend.
    Përmes këtij postimi njoftojmë edhe Policinë e Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve si dhe mediat lokale dhe ato qendrore.
    Sqarim:
    Ne do ta bëjmë të pamundurën që të qetësojmë masën mirëpo nuk jemi të sigurtë se mund ti mbajmë nën kontrollë!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga organizatorët e kësaj proteste, të cilën e ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ Petrit Hoxhaj, Asambleist i partisë GUXO në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.