25-04-2024

Rahovec: Paraburgim të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bërnjak

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G. K., që dyshohet për vrasjen e vëllaut të tij në Bërnjak të Rahovecit.

“I pandehuri G. K. me 11 shkurt 2020, rreth orës 11:00 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij B. K. Në ditën kritike i pandehuri shkon në shtëpinë e të ndjerit, dhe pasi futet nga dera e kuzhinës gjuan me pistolete tre-katër (3-4) herë në drejtim të të ndjerit, i cili në ato momente gjendej i shtrirë në divan, duke biseduar në telefon”.

“ Pas kësaj ngjarje i pandehuri G. K. largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të shtëpisë së tij, për tu rikthyer në vendin e krimit pas shtatë-tetë (7-8) orësh, dhe pasi merr trupin e pajetë duke e tërhequr zvarrë me batanije, e nxjerr në oborr prapa shtëpisë, e mbulon me gjësende të ndryshme dhe i vë flakën. Me qëllim që të zhduk gjurmët, mbetjet dhe pjesë të kockave të të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në skaj të rrugës së lagjes”.

Sipas kësaj gjykate, me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Asnjë koment

Comments are closed.