Rahoveci përkujton 20 vjetorin e rënies së Shejh Myhedinit dhe vrasjen e civilëve nga paramilitarët serbë
Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, në Komunën e Rahovecit. Në aktivitetet të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec po merre pjesë Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, deputetët të Kuvendit të Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Në këtë kontekst sot janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, tek Muri i Pikëllimit dhe në nderim të veprës së Sheh Myhedinit tek Teqeja e Madhe në qytetin e Rahovecit dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë).
Në kuadër të këtyre aktivitete është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.