23-11-2024

“Rasti Tarashaj” mund të ndihmojë Kosovën me yjtë e rinj

Shani Tarashaj mund t’i shërbejë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) si model për të bindur lojtarët e rinj shqiptarë që të luajnë për Kosovën.

Tarashaj 23-vjeçar ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën, vendin ku është lindur e rritur, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe, përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive që ka mund të ishte ndër më të mirët.

Kanë kaluar dy vjet nga ajo minutë e luajtur me Zvicrën dhe më nuk është ftuar. Karriera e tij ka nisur të marrë teposhtën: nga Evertoni ku shkoi me shumë bujë, u kthye në Zvicër pa luajtur asnjë ndeshje në Angli.

“Duke përfaqësuar Kosovën është më lehtë edhe për lojtarët. Është mundësi shumë më e mirë për karrierën e tyre”, ka thënë menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.