27-07-2024

Reagon Liria pas humbjes nga Dukagjini, e vlerëson si skandaloz referimin në Klinë

Liria reagoi sot pas humbjes nga Dukagjini me rezultat prej 2 me 1, duke vlerësuar referimin  në Klinë si skandaloz, raporton Gazeta e Prizrenit.

Reagimi i plotë i publikuar në profilin e klubit në “facebook”:

Referim skandaloz në Klinë
Vigan Ibërdemaj regjisor i ndeshjes !
Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin.
Loja u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Vigan Ibërdemaj me asistentët.
Ajo pati përfundim absurd.
Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99-të (shtesa paraprakishtë ishte për 5 min) u akordua penallti.
Penalltia, u përsërit derisa Dukagjini shënoi gol !
Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë për turp Viganit dhe shokëve të tij.
Ne, na u vodh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë.
Ftojmë organet e FFK-së, që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kan çka kërkojnë në Prizren.
Ne, nuk do të dorëzohemi.
Do të luftojmë ndershëm deri në fund.🤍🖤
#ForcaLIRIA
#FCLIRIA
#NukDorzohemi

Ndryshe Liria është në vendin e fundit me 9 pikë, pozitë në cilën ndodhet prej disa muajsh. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.