Regjistrohet temperatura mbi 40 gradë C në Ballkan për sivjet
Mostari në Bosnjë dhe Hercegovinë dje ka regjistruar temperaturën 41 gradë Celsius. Ky qytet njihet se një ndër qytetet më të nxehta në Ballkan dhe Evropë.
Vala e fortë e nxehtësisë verore ka përshirë Ballkanin dhe temperatura mbi 35 gradë Celsius janë regjistruar në Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore etj.
Kjo valë nxehtësie në rajon pritet të zgjasë edhe disa ditë, por priten edhe shtrëngata lokale e me breshër.
Më të rrezikuara nga shtrëngatat e fuqishme me breshër janë disa vise të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë duke mos përjashtuar edhe Kosovën, veriun e Malit të Zi dhe Maqedoninë Veriore. /GS
Lexo edhe:
Prizren: Publikohen disa “parregullsi” gjatë përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave