02-05-2024

Rexhbeçaj nënshkruan me Augsburg-un

Futbollisti nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar është transferuar te skuadra e Augsburg-ut.

Këta të fundit shpenzuan 1.7 milionë euro te skuadra e Wolfsburg-ut për ta transferuar futbollistin 24-vjear me të cilin kanë nënshkruar kontratë katër-vjeare.

Rexhbeçaj është përforcimi i pestë në këtë afat kalimtar veror i skuadrës bavareze, që kërkon të sigurojë sa më shpejt qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Për mesfushorin interesohen Kosova e Shqipëria. Emri i tij është lidhur edhe me kombëtaren gjermane, por deri më tani nuk ka asnjë vendim nga ana e Rexhbeçajt.

Kujtojmë që Elvisi në të kaluarën ishte i huazuar edhe te skuadra tjetër gjermane, Bochum.

Me këto dy klube, mesfushori i lindur në Prizren numëron nëntë gola dhe 11 asistime në Bundesliga dhe në Kupë të Gjermanisë. /Albanianpost.com

Asnjë koment

Comments are closed.