19-04-2024

Prizren: Shefi me të birin e sulmojnë fizikisht punëtorin, e bëjnë për spital

Mosmarrëveshjet në vendet e punës në biznese të ndryshme nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në mëngjes në Prizren, por këtë herë ka eskaluar në përleshje. Këtë herë, siç mëson Gazeta Sinjali në rast janë të përfshirë punëdhënësi dhe punëtori.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rrahja ka ndodhur në vendin e punës, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari R.S., në cilësinë e shefit bashkë me të birin A.S., e kanë sulmuar fizikisht me grushte një punëtor. Për pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia. Posa u raportua rasti, një njësi policore ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, për t’i intervistuar në lidhje me rastin.

Pasi kanë dhënë deklaratat, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit të hetohen në procedurë të rregullt për veprat “sulm dhe lëndim i lehtë trupor

Asnjë koment

Comments are closed.