19-04-2024

Prizrenasi hakmerret ndaj personit që u fjalos në një lokal, shkon dhe ia ther vëllain

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një lokal në Prizren, që eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë u ther një 42-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Për pasojë ai është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari u identifikua dhe u prangos.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së spitalit kanë bërë të ditur se i dyshuari ishte kapur fillimisht me vëllain e viktimës në një lokal dhe më pas konflikti ka vazhduar, kur i dyshuari i ka shkruar në shtëpi në fshatin Atmaxhë, ku e ka sulmuar me thikë viktimën.

Për shkak të plagëve të rënda, ai është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, teksa Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin H.Sh. Me rastin e kontrollit policor, atij i është gjetur mjeti i mprehtë, që dyshohet se u përdor në rast.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intevristimit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën lëndim i rëndë trupor.

Asnjë koment

Comments are closed.