Ritestimi i shoferëve: Rrëzohen të gjithë ata që u janë hequr pikë nga patentat
Qeveria thotë se po po përpiqet të punojë me dorë të fortë me ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke ndëshkuar humbësit e pikëve të lejeve të drejtimit.
Sot ishte grupi i tretë i testimit për norma sjelljeje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi, për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.
Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!
Dy prej tyre e kanë për herë të dytë! Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021! Autoritetet thonë se nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si dhe nëse kaloni në testin e praktikës. /noa.al Foto: Gjatë testimit