26-04-2024

Totaj priti një delegacion nga Turqia, të udhëhequr nga Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot priti një delegacion nga Turqia, të udhëhequr nga Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh të Turqisë, Mustafa Desteci, që është Partner i Partisë në pushtet, “AKParti”, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në njoftimin nga Komuna, thuhet se me këtë rast është diskutuar për bashkëpunim në të ardhmen, me theks të veçantë në krijimin e infrastrukturës sportive që do t’i shërbente qytetarëve të Prizrenit.

“Ndërsa, Desteci, tha se lidhja mes kombeve tona është e fuqishme. Sipas tij, derisa Turqia e ka ndihmuar Kosovën në procesin e ndërtimit të shtetit, do të vazhdoj ta ndihmoj në të gjitha mënyrat në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.