Sa ishte nxehtë sot në Kosovë, çfarë pritet në ditët në vijim

Prishtina Weather ka publikuar detaje për motin sot në Kosovë.

Sipas PW, ditën e sotme po mbanë mot shumë i nxehtë. Sipas matjeve të fundit nga IHMK temperaturat maksimale në zonën e Dukagjinit kanë arritur në 35C, e sipas modelimit kompjuterik, nëpër lokalitete mund të kenë arritur deri në 36C. Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në orën 16 temperatura ishte 33C.

Dita e nesërme parashihet të jetë edhe më e nxehtë. Sipas parashikimeve të modelit gjerman ICON, në Kosovë parashihen temperatura maksimale nga 35C deri në 37C, në Dukagjin.

Në Shqipëri temperaturat maksimale do jenë edhe më të larta nga 37C deri në 40C, nga zona e Elbasanit. Përgjatë vijës bregdetare maksimalet do luhaten nga 29C deri 32C.

Edhe në Mal të Zi maksimale prej 40C parashihen përreth Podgoricës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut maksimalet do të luhaten nga 36 deri 39C./GazetaExpress/