25-04-2024

SBASHK-u thotë se protestë s’do të ketë njëherë, por greva do të vazhdojë

Greva e sektorit të Arsimit do të hyjë në javën e tretë këtë të hënë. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Ymer Ymeri, anëtar i Këshillit Grevist të SBASHK-ut.

Sipas tij, SBASHK-u pati planifikuar që në javën e tretë e grevës të ketë edhe protesta por janë duke pritur nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike të sjellë draftin final të Projektligjit për Pagat.

“Ne kemi kërkuar që në Ligjin për Pagat të përfshihet rritja e koeficientit për 30 për qind për sektorin e Arsimit. Meqë ende nuk e kemi draftin final, nuk do të mbajmë protestë por greva do të vazhdojë”, ka thënë Ymeri.

Asnjë koment

Comments are closed.