19-09-2020

Shaqir Cervadiku lanson këngën kushtuar heroit Fadil Vata (Video)

Këngëtari Shaqir Cervadiku ka lansuar këngën më të re, të cilën ia ka kushtuar heroit të Kosovës, Fadil Vata.

Kjo këngë pasqyron realitetin e heroit Vata.

Fadil Vata ka lindur më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedhë nga një familje atdhetare.

Ai i takon brezit të parë që ka nisur luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së bashku me Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.

Fadil Vata ka qenë i burgosur politik, ku nga keqtrajtimet në burg më vonë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë më 25 prill të vitit 1990./Epoka e re/

Asnjë koment

Comments are closed.