Por duket që “jo zyrtarisht” ajo zhvillon shumë aktivitet tjera, që sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative veprimet e saj cilësohen të kundërligjshme, shkruan Lajme365.
“Shefja” e Haskukës, Krenare Koqi kishte marrë pjesë në një komision në kuadër të Drejtorisë së Administratës.
E njëjta si pjesë e komisionit në dhjetor të vitit 2018, kishte nënshkruar procesverbalin, me të cilin procesverbal lejohej pagesa e një shume prej 974 Euro për furnizim me lule.
Ky procesverbal është i datës 22 shkurt të vitit 2019, që përpos shefes së kabinetit ka edhe emrat e tre inspektorëve të kësaj drejtori dhe të ish drejtorit Islam Thaqi.
Këtë procesverbal e ka përpiluar Komisioni me personat e lartëcekur dhe në këtë komision bën pjesë edhe shefja e kabinetti Krenare Koqi.
Me anë të këtij procesverbali ndalohen punimet e mëtejme në një objekt në Shatërvan, ndërsa shkruhet se komisioni ka dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas Udhëzimit Administrativ (PËR CAKTIMIN E STAFIT MBËSHTETËS NË KOMUNA) tregohet statusi i nëpunësve në zyrën e Kryetarit dhe Kryesuesit.
Sipas këtij UA, zyrtarëve të emëruar në zyrën e Kryetarit, Nënkryetarit dhe Kryesuesit, nuk mund të jenë pjesë e komiteteve dhe komisioneve të themeluara nga Kryetari dhe Kuvendi.
Andaj edhe pjesëmarrja e shefes së kabinetit të kryetarit Haskuka në këtë komision është e jashtëligjshme dhe totalisht tejkalim i kompetencave zyrtare të caktuara sipas Ligjit.
Emri i Krenare Koqit përmendet edhe në aktakuzën e Prokurorisë së Shteti ndaj drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqi dhe 5 zyrtarëve tjerë të cilët po akuzohen për rrënimin e aneks objektit pa leje të qendrës tregtare “ Abi Çarshia”.
Në deklaratën e dhënë para prokurorisë e akuzuar me inicialet E.TH.M., gjatë kohës sa ishte marrë në pyetje kishte përmendur në disa raste emrin e Krenare Koqit, duke thënë se kishte marrë pjesë në disa takime ku ishte ushtruar presion për rrënimin e aneks objektit pa laje të “Abi Çarshisë”.
“ Me datë 09.04.2019 rreth orës 15:45, koordinatorja e Inspektoratit Jetmire Vrenezi ka njoftuar përmes një e-mail edhe shefen e kabinetit të kryetari Krenare Koqi, duke kërkuar ndihmë juridike se si të veprohet në lëndën e Abi Çarshisë “ thuhet në deklaratën e të akuzuarës para Prokurorisë.
E njëjta tregon se një ditë është mbajtur edhe një takim në zyrën e kryetari Mytaher Haskuka ku kishte marrë pjesë edhe shefja e kabinetit të tij Krenare Koqi, “ aty është treguar edhe rrjedhoja e lëndës nga shefja e kabinetit Krenare Koqi ndërsa nga drejtori Islam Thaqi është kërkuar kujdes dhe i njëjti këtë e ka përsëritur shumë herë, por Arben Krasnqii dhe Jetmire Vrenezi ishin kategorik që të vazhdohet me rrënim, dhe po nga këta të dy kishte ardhur presioni më i madh “ vazhdon deklarata e njërës të akuzuar para Prokurorisë së Shtetit.
Lajme365 ka identifikuar në vazhdimësi ka raportuar për tenderë të dyshimtë dhe shkeje ligjore në Komunën e Prizrenit.
LAJME365 ka zbuluar një tender të dyshimtë në Komunën e Prizrenit të udhëhequr nga Vetëvendosje. Çmimet diametralisht të ndryshme për produkte thuajse të ngjashme, ngrisin dyshime se ky tender me kohë është “qëndisur” për njerëz të afërt me Vetëvendosjen.
Lajme365 ekskluzivisht kishte raportuar se Komuna e Prizrenit në kohë pandemie, ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë në vlerë prej 102,040.00 euro për furnizim me materiale me çmime shumë herë më të larta se ato në treg, për më tepër ky tender i është dhënë një kompanie që organizon konferenca e panaire.
Kontrata e nënshkruar në mes Komunës së Prizrenit dhe “Eka Tradeing“ Sh.P.K. nga Prizreni ngre dyshimet për keqpërdorime të parasë publike. Kjo ka bërë që i gjithë procesi të jetë i dyshimtë për keqpërdorime të mundshme, ndërsa nga dosja e tenderit dyshohet se vlera e mundshme e keqpërdorimit në këtë rast mund të kap shumën prej dhjetëra mijëra eurosh.
Por Komuna e Haskukës nu ishte mjaftuar me kaq, madje i kishte dhënë tender në emër të COVID-19 një kompanie që aktivitet primar ka tregtinë me pjesë të veturave.
Lexo edhe: