Shiu deformon tërësisht një rrugë në Samadraxhë të Suharekës
Shiu i rrëmbyeshëm dhe i përcjellë edhe me breshër që ka rënë fundjavën që shkoi në rajonin e Prizrenit, pos dëmeve në bujqësi ka shkaktuar dëme edhe në rrugë.
Një pamje e tillë shihet në fshatin Samadraxhë të komunës së Suharekës, ku një rrugë me kupëza është deformuar aq shumë, sa është bërë e pakalueshme dhe kërkon riparim të menjëhershëm.
Pas një vizite, që ka bërë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna do të intervenojë menjëherë që këto dëme të rregullohen dhe rrugët të kthehen në gjendjen e mëparshme.