05-05-2024

Shkarravitja e tabelave në veri – Policia jep detaje, ndaloi 4 persona

Një shtetas serb është arrestuar në Leposaviq pasi dëmtoi shenjat e trafikut.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, lidhur me rastin është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimet se i njëjti i ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”.

Rreth të njëjtit rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani konfirmoi për Klankosova.tv se fillimisht ishin ndaluar katër persona, në mesin e të cilëve edhe kundërvajtësi.

Ai tha se katër personat  ishin në gjendje të dehur.

“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave iu kanë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshimtë për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshmitar”, tha Elshani./KK

Asnjë koment

Comments are closed.