Përmes njoftimit në faqen e tij zyrtare, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka shkruar se, sot kemi vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore për t’i ndihmuar familjet në nevojë.
Fshatin Skorobisht, i cili gjendet në karantinë, e kemi pasur për prioritet duke shpërndarë 70 pako.
Gjithashu kemi shpërnadrë edhe 145 pako të tjera për familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Prej tyre 80 janë nga Komuna, 30 janë nga Jetimat e Ballkanit, 20 nga TIKA dhe 15 nga një tjetër donator privat.
Solidariteti i të gjithëve po e bënë më të lehtë luftën tonë të përbashkët kundër virusit, ka shkruar kryetari Haskuka.