20-04-2024

Si e kaluan natën banorët e Tiranës pas tërmeti 5.8 ballë (Foto)

Kryeministr Edi Rama ka publikuar pamjet e shkatërrimit, të shkaktuara nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili goditi Shqipërinë pasditen e djeshme, dhe që lëkundjeve të tjera që vijuan gjatë gjithë kohës, por me intensitet më të vogël.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë🙏”, shkruan Rama

 

Asnjë koment

Comments are closed.