Sot derbi i ”zjarrtë” : Trepça – Bashkimi
Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Dy skuadrat kanë siguruar “Play-off”-in, me mitrovicasit që kanë blinduar vendin e parë me 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 15 humbje dhe synojnë vendin e pestë në renditje. Dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor të shtunën në “Minatori”.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Kampionët synojnë të mbesin në pozitën e dytë për tu kualifikuar direkt në gjysmëfinale, kurse prishtinasit të fitojnë derbin dhe për tu motivuar para garave vendimtare. Verdhezinjtë kanë 18 fitore e tetë humbje, ndërsa bardhekaltrit 15 fitore e 11 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00./IndeksOnline/