03-12-2024

Vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet A.J.

Sipas njoftimit që ka lëshuar SHKK, i burgosuro ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974”, thuhet në njoftim.

“I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së”.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali”.

Asnjë koment

Comments are closed.