27-07-2024

Përfundon ndeshja, ky është rezultati Trepça – Bashkimi

Skuadra e Bashkimit të Prizrenit humbi sonte nga Trepça me 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17), në xhiron e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë u karakterizua me shumë pikë të shënuara, sidomos nga vendasit që u shkëputen, duke e fituar këtë pjesë 37:23. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, për të bërë përmbysjen në 40:48, por me gjashtë pikë radhazi nga mitrovicasit, pjesa e parë përfundoi 46:48.

Megjithatë, ‘Xehetarët’ u këndellen në periodën e tretë, ku ishin më të mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 69:61. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 92:78.

Te vendasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë e shtatë kërcime, kurse Isiah Umipig shënoi 22 pikë për mysafirët.

Bashkimi numëron 11 fitore e 16 humbje derisa Trepça ka 25 fitore e dy humbje ./GE

Asnjë koment

Comments are closed.